INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabiti 530 milionë dollarë në SHBA, Gjykata jep vendimin për Aldo Ymerajn

Grabiti 530 milionë dollarë në SHBA, Gjykata jep vendimin për Aldo Ymerajn

Publikuar më: 13:35 15-02-2018

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” dhe ekstradim drejt SHBA-së për Aldo Ymerajn.

25-vjeçari u arrestua pak ditë më parë në Tiranë pas një urdhër arresti nga SHBA për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale "Infraud" që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete, ndërmjet tyre edhe Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615