INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati për Universitetin, Meta: Komunikimi arrogant nuk ndihmon reformat

Debati për Universitetin, Meta: Komunikimi arrogant nuk ndihmon reformat

Publikuar më: 14:40 15-02-2018

Në analizën vjetore të KLSH-së, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se komunikimi arrogant nuk ndihmon për të jetësuar reformat.

Duke iu referuar debatit për universitetet tha gjithashtu se respektimi i autonomisë universitare dhe lirisë akademike është standard i demokracisë.

‘Komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat. Standartet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë. Sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë. Respektimi i autonomisë universitare dhe lirisë akademike është standard i rëndësishëm i demokracisë së një vendi që do të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera të BE”, tha kreu i shtetit.

Duke folur për KLSH, ai tha se duhet përmirësim të trupës audituese të këtij institucioni, referuar dhe ndryshimeve të legjislacionit.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543