INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabisin kasafortën me para të maskuar dhe me armë zjarri në duar

Grabisin kasafortën me para të maskuar dhe me armë zjarri në duar

Publikuar më: 09:32 27-03-2017

Dy persona kanë dhunuar dy persona e më pas kanë grabitur kasafortën me para. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kamenisë të Korçës. Nga të dhënat e para të uniformave blu, mësohet se kallëzimi i grabitjes është bërë nga 53 vjeçari N.B. Sipas kallëzuesit dy grabitësit kanë qenë të pajisur më armë zjarri, e pasi kanë dhunuar rëndë dy personat që ishin në banesë kanë grabitur kasafortën me para por dhe disa dokumente.

Njoftimi i Policisë:
“Sipas 53-vjeçarit rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë. Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0026378631591797