INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen grabitësit e dy karburanteve

Arrestohen grabitësit e dy karburanteve

Publikuar më: 11:48 10-01-2017

Policia disa orë pas grabitjes së dy karburanteve në Fllakë të Durrësit ka mundur tu verë prangat dy autorëve, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë Klajdi Pupa 20 vjeç, nga Durrësi, i dënuar edhe më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe Florian Thana 19 vjeç, po nga Durrës, i dënuar dhe ky edhe  më parë për vjedhje. Në kërkim është B.K.  20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas policisë këta persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të karburanti, në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
Dy të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip Volswagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet, një çantë krahu në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë. Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377