INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet grupi i grabitësve në kryeqytet, mes tyre dhe një vajzë

Kapet grupi i grabitësve në kryeqytet, mes tyre dhe një vajzë

Publikuar më: 09:22 28-03-2017

Lokalet kanë qenë në shënjestër të një grupi të rinjsh. Të maskuar dhe me një pistoletë në dorë ata futeshin në lokale të kryeqytetit ku vidhni jo vetëm xhiron ditore por dhe televizorë. Pas një aksioni të policisë tre persona janë arrestuar, ndërsa një vajzë 19 vjeçe është proceduar penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta personi vidhin lokale në Tiranë.
Policia sqaron se “në kuadër të operacionit “Blow” u arrestuan Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, Elirjan Rrasa, 23 vjeç dhe Agim Hajdari, 45 vjeç i dënuar më parë , pasi në lokalin e tij të marrë me qira në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42”, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.
Ndërsa nisi procedimi për shtetasen M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,fshehja dhe mbulimi i tyre”
Njoftimi i policisë:
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës. Në bazë të hetimeve procedurale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.
2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.
3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.
Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një pistoletë Blow Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.
– Një televizor i markës Samsung 42”.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438