INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Kapet me 350 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Itali. Kapet me 350 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 11:06 14-01-2018

Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Valdarno, me 70 kg marihuanë të fshehur në makinë. Shqiptari me iniciale A.V, po udhëtonte me makinën e tij në autostradë kur u ndalua nga policia. Lënda narkotike do t’i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë. Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës. Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence. Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin e parë, policia ushtroi kontrollin e mjetit dhe shoferi pranoi paraprakisht se po transportonte drogë. Në bagazhin e pasmë ishin të fshehura me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofan, pesha totale e së cilës ishte 70 kg. 38-vjeçari shqiptar u arrestua, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

Article Logic
Execution time: 0.0029819011688232