INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet bosi i mafias siciliane që urdhëroi vrasjen e vajzës së tij

Arrestohet bosi i mafias siciliane që urdhëroi vrasjen e vajzës së tij

Publikuar më: 17:27 31-10-2017

Arrestohet bosi i mafias siciliane që urdhëroi vrasjen e vajzës së tij për shkak se ajo kishte rënë në dashuri me një polic. Guiseppe "Pino" Scaduto, ish-kreu i mafias në qytetin Sicilian të Bagherisë, kishte dal nga burgu në prill të vitit të kaluar dhe po përpiqej të rimerrte postin. Madje ai donte të vriste vajzën e tij për lidhjen që kishte me policin. Një fyerje kjo që donte ta ndëshkonte me gjak . Por Skaduto përfundoi në qeli së bashku me 15 persona të tjerë të arrestuar gjatë një operacioni kundër Cosa Nostra. Ata të gjithë akuzohen si organizatë mafioze dhe grabitje që u drejtohen biznesmenëve lokalë në industrinë e ujit mineral dhe ndërtimit. Policia tha se kumbari Pino Scaduto mendonte se marrëdhënia e vajzës së tij me oficerin e lartë të policisë italiane kishte çuar në arrestimin e tij në vitin 2008, ndërsa po përpiqej të reformonte këshillën qeverisëse të Costra Nostrës, Kupolën. Hetuesit që po mbikqyrnin korrespondencën e burgut referuan të dhënat alarmuese për një "dhuratë" specifike që bosi i mafias donte t'i jepte vajzës së tij. Ai urdhëroi djalin e tij për ta vrarë duke thënë: "Motra jote është bërë informatore e policisë".Por i riu Skaduto, emri i të cilit nuk është zbuluar nga policia, nuk ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat e babait të tij. Në një bisedë të përgjuar nga policia, ai tha: "Nuk dua ta bëj. Nëse doni ta bëni këtë, bëjeni vetë. Pse duhet të merrem unë me problemin? Unë jam 30 vjeç. " Djali, i cili tashmë po përballet me akuzën e tentative së vrasjes, gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e babait të tij për shkak të frikës se do të përfundonte në burg. "Nuk dua të digjem për këtë", tha ai gjatë bisedës. I riu tha se atij iu tha të vriste motrën e tij në përpjekje për të rivendosur nderin për familjen. Skaduto u përpoq më pas ta dorëzonte punën tek një individ tjetër. Edhe ky e refuzoi atë sepse ishte një konflikt familjar. Ish-kreu i mafias po ashtu dyshohet se kishte në plan të vriste edhe të dashurin e vajzës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945