INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta e Tretë Botërore? Koreja e Veriut kërcënon se do të sulmojë këto dy shtete...

Lufta e Tretë Botërore? Koreja e Veriut kërcënon se do të sulmojë këto dy shtete...

Publikuar më: 09:31 27-03-2017

Koreja e Veriut kërcënoi se mund të sulmojnë trupat e Koresë së Jugut dhe Amerikës  gjatë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në gadishull.

"Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se do të marrin goditje vdekjeprurëse, pa paralajmërime paraprake për aq kohë sa  trupat e forcave amerikane dhe kukullat e Koresë së Jugut vazhdojnë përfshirjen në operacionet speciale për të sulmuar vendin tonë ", tha agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, “KCNA”,  të dielën, duke cituar një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Koreane (AKP).

Deklarata pohoi se prania e trupave amerikane, do të justifikonte një sulm të tillë, raporton “Reuters”.

SHBA dhe Koreja e Jugut janë duke zhvilluar një serë stërvitjesh të përbashkëta ushtarake në brigjet koreane.

"Ne nuk do të jemi spektator pasiv ndërkohë që ky grup grabitësish përpiqet të lëndojë njerëzit tanë," shtoi deklarata.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059