INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjykata lë në burg 2 grabitësit. “Paratë të groposura në tenxhere presion” [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 15-02-2017

Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu,dy nga 4 autorët e dyshuar të grabitjes së makinave të blinduara që transportonin 3. 2 milionë dollarë rrugës për në Rinas, janë lënë në burg. Vendimi është dhënë mesditën e së mërkurë në Gjykatën e Tiranës. I pari që doli në Gjykatë është Fation Xhyliu, i cili gjatë seancës është shprehur i penduar për ngjarjen, ndërsa Ditjon Memlika nuk ka folur në gjykatë. Ndërkohë avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar kohë për tu njohur me materialet e referuar për dy të akuzuarit.
Fation Xhyliu është personi që çoj në zbardhjen e të gjithë grupit kriminal që vodhi 3.2 milion euro pak ditë më parë në rrugën e Rinasit. Dyshimet e përfshirjes së tij në grabitjet e bujshme kanë ndodhur që në grabitjen e dhjetorit, ky Xhyliu vendosi të shkëputej nga puna vetëm një ditë përpara grabitjes. Ndërsa në rastin e dytë, atë të një jave më parë Xhyliu u dyshua pasi qelizat e telefonit të tij celular u kapën në vendngjarje. Ky ishte moment kur uniformat blu bënë dhe arrestimin e 33 vjeçarit, i cili vetëm 3 ditë pas ndalimit vendosi të bashkëpunojë me policinë. Prej gojës së tij kanë dalë më pas edhe emrat e të akuzuarve të tjerë, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, të cilët dyshohen gjithashtu si grabitësit e furgonit.
Ndërkohë deri në këto momente mësohet se policia ka arritur të sekustrojë më shumë se gjysmën e parave të grabitura në rrugën e Rinasit më 3 shkurt. Gjatë kontrollit të ushtruar në vlorë, në banesën e Neim Avdulaj, një prej të arrestuarve janë gjetur dy tenxhere me presion të mbushura me kartmonedha, kryesisht ishin dollar. Ato ishin groposur në oborrin e banesës së Avdulaj. Ndërsa në Vorë gjatë operacionit, policia e shtetit deklaron se tek servisi i familjes së Admir Muratajt, që është shpallur në kërkim, u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252