INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitet biznesi: Hajdutët marrin kasafortën me 14 milion lekë

Grabitet biznesi: Hajdutët marrin kasafortën me 14 milion lekë

Publikuar më: 13:20 06-09-2016

Është denoncuar paraditen e kësaj të marte në policinë e Tiranës, grabitja në ambjentet e një kompanie ndërtimi në Tiranë. Biznesi është i vendosur në autostradën Tiranë – Durrës, ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë natës.
Sipas denoncimit në polici, në zyrat e administratorit të kompanisë është vjedhur një kasafortë, ku brenda saj kanë qënë 14 milionë lekë të vjetra, të kompanisë së ndërtimeve “Vega Construksion”.
Mësohet se grabitësit gjatë natës kanë thyer xhamat e një dritareje në katin e parë e më pas kanë hyrë në zyrën e administratorit të kësaj firme. Në zyrën e administratorit ata kanë pikasur një kasafortë dhe e kanë grabitur. Grabitja u konstatua rreth orës 10:00 kur administratorët shkuan në zyrë. Ndërkohë forcat e policisë së komisariatit nr. 6 janë ende në vendngjarje për hetime, ku mësohet se ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ka dyshime se hajdutet kanë qënë tre persona.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615