INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
77 kg drogë në makinë, arrestohet 30 vjeçari nga Vlora

77 kg drogë në makinë, arrestohet 30 vjeçari nga Vlora

Publikuar më: 13:35 06-09-2016

Policia e Vlorës në aksionin e saj të koduar “Poçeria” ka mundur të vendosë në pranga një 30 vjeçar, i cili brenda në makinë kishte plot 77 kg kanavis sativa. Mësohet se i riu nga Vlora,  në momentin që ka nuhatur ndjekjen e policisë ka braktisur makinën sëbashku me lëndën narkotike.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit duke qenë në ndjekje të automjetit tip "Benz" me targë TR 2051 K, kanë bërë të mundur bllokimin e këtij mjeti, i cili u braktis nga Edlir Brokaj (drejtuesi) në lagjen "Lirimi" Vlorë.
Menjëherë, forcat e policisë i'u vunë në ndjekje autorit dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur "Ish-poçeria", lagjia "Lirimi" Vlorë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547