INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët pjesë e Camorrës dhe Ndraghetës. Antimafia i arreston

Shqiptarët pjesë e Camorrës dhe Ndraghetës. Antimafia i arreston

Publikuar më: 10:24 21-03-2018

Grupet kriminale shqiptare kanë depërtuar edhe në grupet më të rrezikshme mafioze italiane. Antimafia Italiane lajmëron se ka çmontuar dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n në kryeqytetin italian.

Operacion i antimafias dhe i karabinierëve është shtrirë mes provincave të Romës dhe Napolit.
Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se për 16 prej tyre është dhënë masa e arrestit me burg, ndërsa për 3 arrest shtëpie.
Operacioni i karabinierëve ka marrë shtysë nga Prokuroria e Romës, me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias. Akuzat janë për organizatë kriminale me qëllim trafikun e kokainës, në rrethana të rënduara nga përdorimi i armëve.
Dy prej të arrestuarve i është shtuar ndër të tjera edhe akuza për lëndime të rënda, të kryera me armë zjarri dhe në mënyrë mafioze.
Sipas një njoftimi të Karabinierisë, hetimi i karabinierëve të Njësisë investigative të Romës ka bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë së dy organizatave të njohura kriminale, të dyja të armatosura dhe të dedikuara në trafikun e drogës, në bashkëpunim të ngushtë mes tyre.
Në shënjestër dy organizata të armatosura, një me prirje mafioze (Camorra), të drejtuar nga vëllezërit Salvatore dhe Genny Esposito dhe tjetra me boss Vincenzo Polito, që bashkëpunonte me eksponentë të Ndrangheta-s në provincën e Reggio Calabria, familjet Filippone e Gallico, prezentë në kryeqytetin italian.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715