INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 grabitës lidhin rojën e më pas grabisin kantinën e verës

3 grabitës lidhin rojën e më pas grabisin kantinën e verës

Publikuar më: 09:11 19-06-2017

3 persona me maska kanë grabitur një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00. Menjëherë pasi kanë hyrë në kantinën e verës grabitësit kanë lidhur rojën e më pas kanë grabitur të qetë Kantinën.
Policia sqaron se:
“Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojën dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711