INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen LSI pas incidenteve në fushatë : Rilindja përshkallëzon rastet e dhunës. Çako të shkarkohet

Shpërthen LSI pas incidenteve në fushatë : Rilindja përshkallëzon rastet e dhunës. Çako të shkarkohet

Publikuar më: 21:20 18-06-2017

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka denoncuar në një konferencë urgjente për mediat nga selia e partisë, rastet e të dhunës ndaj militantëve të LSI të shënuara ditën e sotme.

LSI bën përgjegjës për rastet, militantët e LSI.

“Rilindja përshkallëzon rastet e dhunës”, tha Luan Rama.

Sakaq, ai ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, si dhe të disa krerëve të policisë në rrethe. Teksa dita e zgjedhjeve po afron, tensionet duket se po rriten, jo vetëm mes partive, por edhe mes mbështetësve të tyre. Ditën e sotme është dhunuar një eksponent i LSI në Fushë-Krujë me levë në kokë, si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-­së.

Article Logic
Execution time: 0.0016689300537109