INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen të dyshuarit e parë të grabitjes të Raiffeisen Bank! Flasin eksperët për proçedurat e transferimit të parave jashtë vendit

Zbulohen të dyshuarit e parë të grabitjes të Raiffeisen Bank! Flasin eksperët për proçedurat e transferimit të parave jashtë vendit

Publikuar më: 09:26 01-07-2016

Raiffeisen Bank të enjte në mesditë ra pre e grabitjes dhe sipas të dhënave paraprake që vijnë nga policia, shuma e grabitur në Rinas mund të jetë mbi 10 milionë valutë, ndoshta më e madhja sasi e vjedhur deri tani. Ajo që mbetet enigmë është fakti se askush nga përfaqësuesit e bankës nuk ka ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë qoftë dhe për të sqaruar se përse paratë në kundështim me rregullat po niseshin me avjon pasagjerësh.

Ndërsa policia, sqaron se ka dyshime, që grabitësit mund të kenë bashkëpunëtorë nga rradhët e rojeve private, pasi ata kanë thyer rregullat e sigurisë. Sipas policisë duhej të ishin 7 roje dhe jo 3. Rojet private në momentin e grabitjes po qëndronin jashtë makinës dhe kanë deklaruar se janë hutuar në momentin e grabitjes.

Gjithësesi për të mësuar më shumë në lidhje me proçedurat e transferimit të parave të bankave jashtë vendit, Monitor, ka bërë sqarimet e nevojshme.
Transferimi i parave jashtë vendit është një proçedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit.
Po si kryhet fizikisht ky transferim. Ekspertë të sigurisë bankare kanë shpjeguar për se kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike. Korniza ligjore, që zbatohet është një udhëzim i Ministrit të Brendshëm dhe ligji i shërbimi privat i sigurisë fizike (SHPSF), i 2014-s i bërë rishtazi. Mbi bazë të këtyre dy dokumentave bankat lidhin aktmarrëveshjet me SHPSF-të, pra legjislacioni është i qartë në këtë drejtim.
Përgjithësisht bankat, për të qenë të sigurta gjatë proçesit të transferimit, çojnë edhe punonjës të tyre, ose ka të tjera që ia besojnë tërësisht kompanisë së sigurisë fizike. Kjo varet nga marrëdhënia kontraktuale. Policia e Shtetit nuk lajmërohet për këtë proçes, vetëm Banka e Shqipërisë njofton policinë për lëvizjet e parave.
Ekspertët shpjegojnë se në rastin konkret, difekti duket te siguria e brendshme e pistës. Ata shtojnë se Komiteti i Sigurisë së Shoqatës së Bankave ka qenë i angazhuar pas vjedhjes së dytë për të përmirësuar masat e sigurisë. Rrethimi fizik i aeroportit nuk është i mjaftueshëm, jo vetëm për transport vlerash, pasi ai është objekt i sigurisë kombëtare. Ata ngrenë shqetësimin edhe më tej, pasi grabitësit mund të kishin hyrë lehtësisht edhe në avion.
Lidhur me konfidencialitetin e dërgimit të parave, ekspertët shpjegojnë se në një farë mënyre ai është i pamundur të ruhet. Të gjitha veprimet bankat i bëjnë veprimet përmes agjencive doganore.
Ndërkohë janë 5-6 punonjës të shoqërisë private që shoqërojnë blindin, kryesisht të enjte, të premte. Mjafton që dikush të rrijë 20 ditë te kafeja e Rinasit dhe të vetëm nga intinerari lëvizjes të kuptohet se cilat janë veprimet, thonë punonjësit e sigurisë së bankave.
Bankierët shpjegojnë se është e pamundur të ruhet elementi i sekretit, kur do të shkojnë paratë në Rinas, pasi linjat Ajrore nisen me orare fikse. Në të tre rastet e grabitura, kanë qenë fonde në nisje, sepse grabitësit i dinë të sakta oraret e transportit dhe me sa duket edhe faktin që shumat janë të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203