INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy persona me maska grabisin kasafortën në një karburant

Dy persona me maska grabisin kasafortën në një karburant

Publikuar më: 10:12 31-10-2016

Pikat e karburanteve janë kthyer në objekt sulmi për grabitësit. Mësohet se në orët e para të ditës së sotme një pikë karburanti në Kashar ka rënë pre e grabitjeve. Mësohet se dy persona me maska grabitën nën kërcënimin e armës një pikë karburanti, duke marrë me vete kasafortën e tij. Uniformat blu informojnë se grabitja ndodhi në orën 03:12, të mëngjesit të ditës së sotme.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 31.10.2016, ora 03:12, dy persona me maskë kanë shkuar tek karburant “…”, në Qafë Kashar, ku njëri nën kërcënimin e armës pistoletë kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të Durrësit”.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203