INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjysma e Tiranës pa drita për Vit të Ri, OSHEE zbulon defektin: Çfarë ndodhi në nënstacion

Gjysma e Tiranës pa drita për Vit të Ri, OSHEE zbulon defektin: Çfarë ndodhi në nënstacion

Publikuar më: 18:38 01-01-2018

Kur dhe pak orë kishin mbetur nga ndërrimi i viteve, gjysma e kryeqytetasve mbetën pa energji në shtëpitë e tyre si pasojë e një defekti në nënstacionin e ish-uzinës traktori. Pa energji elektrike mësohet se mbetën “Rruga Bardhyl”, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, “Ali Demi”, Shkoza dhe fshatrat përreth.
Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, në OSHEE, Petraq Lika në një lidhje telefonike me News24, raportoi se defekti erdhi sepse u këput përcjellësi i linjës 110/KV.
“Këputja e përcjellësit nuk ndodhi për shkak të problemeve të motit, por se u këput përcjellësi i linjës 110/KV,” u shpreh ai.
Lika tha gjithashtu se tani nuk ka asnjë defekt, dhe se furnizimi u bë nga linja e Elbasanit. “Për 40 minuta u furnizua me energji zona juglindore. OSHEE është në gatishmëri të plotë. Sigurojmë që nuk kemi asnjë defekt tani,” tha Lika.

Article Logic
Execution time: 0.0019431114196777