INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid zhgënjehet, ja çfarë e pengoi të sfilojë për Victoria’s Secret [FOTO]

Gigi Hadid zhgënjehet, ja çfarë e pengoi të sfilojë për Victoria’s Secret [FOTO]

Publikuar më: 14:00 17-11-2017

Verën e kaluar Gigi Hadid kishte deklaruar se do të ishte pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret në Kinë.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë, modelja njoftoi se nuk do të jetë pjesë e kësaj sfilate që do të zhvillohet në Shnaghai, Kinë.

“Jam shumë e trishtuar që s’vij dot në Kinë këtë vit. E dua familjen time të Victoria’s Secret  dhe do të jem shpirtërisht aty me vajzat e tjera. Mezi po pres ta ndjek shfaqjen e mrekullueshme të këtij viti dhe mezi po pres për vitin tjetër”, shkruan ajo në Twitter pa dhënë ndonjë shpjegim. Megjithatë hamendësohet se arsyeja e vërtetë që e pengon për të vajtur atje është një video që modelja kishte postuar disa muaj më parë ku mbante para fytyrës një skulpturë të Buddha-s duke e imituar me sytë e saj. Dhe duke qenë se fansat aziatikë e cilësuan këtë veprim rracist, me siguri kjo ka ndikuar që autoritetet kineze t’i kenë mohuar vizën pavarësissht se Gigi kërkoi falje në rrjetet sociale. 

cbdfb8aa31f1d23c44816ac1e9a3f66f.jpg

gigi-hadid-make-fun-of-buddha-cookie-ftr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277