INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Geek Room po shkon në CES2019. Ja çfarë pritet të prezantohet në tech-stravaganzën e vitit!

Geek Room po shkon në CES2019. Ja çfarë pritet të prezantohet në tech-stravaganzën e vitit!

Publikuar më: 18:51 30-12-2018

Një Vit i Ri nuk kishte si të mos niste më bukur se sa me CES 2019, konferencën më të madhe në botë dedikuar teknologjisë e cila pret mbi 180.000 vizitorë në Las Vegas. Ndryshe nga MWC apo IFA Berlin, CES nuk është i hapur për publikun duke e kthyer këtë hapsirë në një vend ekskluziv për median dhe investitorët!

Shpesh herë, produktet e prezantuara në CES rezultojnë si më të suksesshmet e vitit duke i dhënë kështu rëndësi dhe fokus të madh nga media botërore.
Për të parën herë, Geek Room do jetë prezent në CES dhe ju do të njoftoheni në kohë reale përmes postimeve në rrjete sociale dhe web duke mos humbur asnjë risi që pritet të prezantohet këtë vit.

Çdo vit, "qyteti i mëkateve", sheh i pari prezantimet e smartphone, TV, paisjeve audio, makinave elektrike etj dhe padyshim që nuk ka një vend më të mirë se Las Vegas për këdo që, si ne, është i çmendur pas teknologjisë.

ces-booth-crowd.jpg

 

Por cfarë pritet të ndodhë këtë vit në CES 2019?

Kompani si LG, Samsung, Sony, Hisense, Hyundai, Intel, Panasonic, Qualcomm, TCL, dhe Toyota kanë konfirmuar tashmë datat e konferencave të tyre dhe ajo që mund të thuhet për momentin është se ky edicion i CES do të shohë shumë smart speakers me ekrane dhe me shumë mundësi do të konfirmojë vdekjen e telekomandave të TV, e ardhmja i përket asistentëve vokalë!

Kufjet, gjithashtu, do të zënë një vend të rëndësishëm pasi Amazon dhe Qualcomm mendohet të prezantojnë një seri të re me Alexa të inkorporuar, pa lënë pas Sony që pritet të thyej rekodet në jetëgjatësinë e baterisë së një palë kufje. Kompania gjithashtu pritet të lançojë smartphone e parë 5G.

 

download.png

Samsung Galaxy X me ekran të perthyeshëm? Zërat thonë se "Është gati për CES" por kjo duhet zbuluar pas pak ditësh. Nese kjo nuk ndodh, ekranet e përthyeshëm do të jenë patjetër pjesë e CES pasi është e sigurtë se një seri laptop-ësh me ekran të harkuar pritet të lançohen këtë edicion.

Një tjetër e veçantë është edhe zëvendësimi i pasqyrave të banjos me ekrane OLED, sigurisht me një funksion shtesë të cilin do e zbulojmë pas pak ditësh.

 

Ju duhet vetëm të na ndiqni në Instagram dhe në web pasi ditët në vazhdim do jenë shumë të ngarkuara për Geek Room!

Instagram Banner

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0072369575500488
    array(1) { ["section"]=> string(94) "geek-room-po-shkon-ne-ces2019-ja-cfare-pritet-te-prezantohet-ne-tech-stravaganzen-e-viti-83079" }