INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta e Vatikanit: Pasiguri në Shqipëri, frikë mos degjenerojnë protestat

Gazeta e Vatikanit: Pasiguri në Shqipëri, frikë mos degjenerojnë protestat

Publikuar më: 12:27 24-02-2019

“Shqipëria qeveriset nga një regjim që shkel Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur krimin e organizuar. Janë fjalë të ashpra ato që u përdorën nga lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili është kthyer tashmë në simbolin e protestave, që prej disa ditësh ziejnë në Shqipëri.

Të martën, Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së djathtë, forca kryesore politke e opozitës shqiptare, dha dorëheqjen nga Parlamenti bashkë me 62 deputetë. Një xhest radikal, i kritikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por që të bën të kuptosh sesa serioze është përplasja politike në Shqipëri.
Pasiguria është e plotë. Të enjten u mbajt një protestë tjetër në kryeqytet. Mijëra persona zbritën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, i Partisë Socialiste, i akuzuar për korrupsion dhe për bashkëpunim me klanet mafioze. Frika është se mos degjenerimi i protestave mund të vërë në diskutim nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një vendim që është programuar për t’u marrë në qershor.
Në të vërtetë, per të kuptuar plotësisht krizën shqiptare, duhet të bësh një hap mbrapa.
Tirana, si të gjitha vendet e tjera ballkanike, paguan akoma çmimin e një tranzicioni shumë të gjatë dhe ende të papërfunduar nga komunizmi në demokraci. Nuk duhet harruar se regjimi i drejtuar nga Enver Hoxha, që zgjati për më shumë se 40 vjet u karakterizua jo vetëm nga dhuna e shfrenuar e brendshme, por edhe nga izolimi.

Mbështetës i një stalizinzmi të ashpër, Hoxha i prishi raportet me diktatorin jugosllav Tito dhe me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit, derisa doli edhe nga Pakti i Varshavës.
Për fat të keq, Shqipëria demokratike, pavarësisht premtimeve të drejtuesve dhe reformave të munguara, nuk ka dalë akoma nga ai izolim i hekurt”.

Artikulli u botuar ne organin zyrtar te Vatikanit, L’Osservatorio Romano.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824