INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spartak Ngjela provokon keq Kryemadhin për mandatet! Ja përplasja e fortë...

Spartak Ngjela provokon keq Kryemadhin për mandatet! Ja përplasja e fortë...

Publikuar më: 21:40 21-02-2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që në nisje të "Open" është përplasur keq me avokat Spartak Ngjelën. Sapo Kryemadhi u fut në lidhje live me studion, avokat Ngjela ka ndërhyrë duke thënë se nga opozita nuk ka dorëzuar asnjë deklaratë personale për lënien e mandateve.

Por menjëherë avokatit i është kthyer Monika Kryemadhi, e cila ka thënë se në Kuvend janë dërguar 17 deklaratë për lënien e mandateve, më pas ajo i është kthyer dhe drejtueses Eni Vasili, duke i thënë se është e disata herë që nuk tregohet korrekte me LSI.

BISEDA:

Ngjela: Nuk është dorëzuar asnjë deklaratë personale në Kuvend

Kryemadhi: Janë 17 deklarata të firmosura me datë, emër dhe mbiemër. Opozita s' ka për detyrë të shpjegojë asnjë vendim të sajin për ty dhe ndonjën tjetër që i shërben Ramës.

Zonja Vasili është e disata herë që ju nuk tregoheni korrekte me LSI. Zoti Ngjela gënjen, dhe nëse Ngjelën e gënjen Kuvendin ne jemi të bindur dhe më shumë për vendimin tonë. Vazhdojmë të hyjmë në temë nëse doni të flasim.

Eni Vasili: Do flasim por nuk mund të më censuroni në emisionin tim. Keni qenë e ftuar këtu, keni thënë cfarë keni dashur e si keni dashur

 

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375