INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi/ Ndihma ekonomike, zv.kryetari dhe përgjegjësja e bashkisë fusin në listë familjarët e vet

Denoncimi/ Ndihma ekonomike, zv.kryetari dhe përgjegjësja e bashkisë fusin në listë familjarët e vet

Publikuar më: 21:47 21-02-2019

Bashkia e Kavajës ka miratur dhënien e një shumë simbolike prej 5000 lekësh në muaj për fëmjët në nevojë dhe kujdestarët të tyre.

Mirëpo, një denoncim mbërrin në redaksinë e Newsbomb.al. Ndonëse plani është për fëmijët e familjeve në nevojë, zv.kryetari i Bashkisë Dorian Gjuzi dhe përgjegjësja e sektorit social Arta Arkaxhiu, kanë futur në lista familjarët e tyre.

Përkatësisht siç shihet në listat e publikuara nga Newsbomb.al Lavdie dhe Muhamed Gjuzi janë prindërit e zv.kryetarit Dorian Gjuzi. Fatime Arkaxhiu është vjehrra e Arta Arkaxhiut. Ndërsa Olsi Teferici është kunati i Dorian Gjuzit.

Mësohet se një skandal i tillë është bërë disa muaj me radhë në bashkinë e Kavajës.

E plotë:https://www.newsbomb.al/skandali-5000-leke-ndihme-nga-bashkia-e-kavajes-per-femijet-ne-nevoje-zv-kryetari-dhe-pergjegjesja-fusin-ne-liste-familjaret-e-vet-dokumenti-153636

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055