INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve/ BE-SHBA nisin lëvizjet, takim urgjent në zyrën e Ramës

Djegia e mandateve/ BE-SHBA nisin lëvizjet, takim urgjent në zyrën e Ramës

Publikuar më: 18:16 18-02-2019

Teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha me aleatët e tij e konfirmoi se do të bëhen bashkë me popullin dhe do të jenë bashkë kundër Edi Ramës deri në largimin e tij dhe konfigurimin e një qeverie tranzitore, dy përfaqësuesit e ndërkombëtarëve, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë shkuar në Kryeministri.

Dy diplomatët po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Edi Rama, ku temë e diskutimit me shumë gjasë do të jetë situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Në përgjigje të djegies së mandateve, kryeministri Rama është shprehur se nuk do të dorëhiqet.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613