INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Djegia e mandateve, Fatbardh Kadilli: Basha dëgjoi bazën, jo Berishën [VIDEO]

KafeIn/Djegia e mandateve, Fatbardh Kadilli: Basha dëgjoi bazën, jo Berishën [VIDEO]

Publikuar më: 17:52 18-02-2019

Anëtari i kryesisë së PD. Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin “KafeIn” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se vendimi për të djegur mandatet e deputetëve është një shprehje e vullnetit të bazës së të djathtëve.
Sipas Kadillit, ka ardhur koha që opozita të ndahet njëherë e mirë nga qeveria, për shkak të betejave që kryeministri Rama ka hapur prej një viti me qytetarët.
“Baza epartisë e ka kërkuar me ngulm braktisjen e parlamentit, si një akt racional, një shprehje për të ndarë ujërat me krahun tjetër”, tha Kadilli.
I pyetur në lidhje me influencën e ish-kryetarit të PD Sali Berisha në vendimet e Bashës, ish-deputeti i PD tha se nëse do ishte kjo, Berisha ka kërkuar djegien e mandateve të deputetëve që në vitin 2017.
“Momenti që e bëri të arsyeshëm aktin e braktisjes, erdhi kur Rama hapi disa beteja; beteja me artin, me Unazën e Re, beteja me studentët, me qytetarët. Rama shpalli armiqësi jo vetëm me opozitën por dhe me qytetarinë”, tha Kadilli.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645