INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ultimatumi i BE-së për reformën zgjedhore

Ultimatumi i BE-së për reformën zgjedhore

Publikuar më: 10:22 11-02-2019

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein kërkon që reforma elektorale të jetë gati përpara zgjedhjeve lokale.
Në një intervistë për "Shekulli" Fleckenstein është shprehur se ky hap është i rëndësishëm.
"Po sigurisht! Presim që shumica në Parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë në dy grupime të komiteti ad-hoc, në mënyrë që tahsmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale", ka thënë ai.
I pyetur më tej për procesin IPA dhe se çfarë do të thotë për Shqipërinë, ai ka theksuar se fondet do të ndahen në mënyrë jo diskriminuese.
"Asistenca e Para-Anëtarësimir III (IPA) për periudhën 2020-2027 u miratua nga Komiteti i Punëv e të Jashtme i PE nga një shumicë domethënëse. Unë jam shumë i kënaqëur për pozitën e negociuar. Kam arritur të nxjerr disa pika kryesore, që përfshin sigurimin që fondet e IPA-s të arrijnë të të gjitha rajonet. Së duyti ne duam të forcojmë dimensionin social të fondeve të IPA", ka thënë ai ndër të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219