INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk ka integrim, pa rezultate” , ambasadori i BE-së bën thirrje për dialog

“Nuk ka integrim, pa rezultate” , ambasadori i BE-së bën thirrje për dialog

Publikuar më: 18:23 22-01-2019

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijonë të jetë një kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ambasadori BE, Luigi Soreca ka përsëritur edhe njëherë mesazhin për politikën shqiptare se nuk do të ketë integrim nëse nuk ka rezultate të prekshme në këtë fushë deri në qershor.


Soreca i bëri deklaratat gjatë ceremonisë që u mbajt në Tiranë në lidhje me marrjen e presidencës së BE nga Rumania.

Soreca gjithashtu u bëri thirrje partive politike që të rinisin dialoigun nëse duan që të ndihmojnë vendin në procesin e integrimit.

Sipas Sorecës, reforma zgjedhore do të ishte një mundësi e mirë që partitë të demonstrojnë gatishmërinë për dialog dhe për bashkëpunim mes tyre.

Të njëjtin mesazh përcolli edhe ambasadori Rumanisë në Shqipëri Mircea Perpelea duke theksuar se partnerët shqiptarë duhet të vijojnë të ndërmarrin reforma në të gjitha nivelet.


Diplomati konfirmoi mbështetejn e Bukureshtit për antarësimin e Shqipërisë në BE duke nënvizuar se është një proces me shumë sfida.

Article Logic
Execution time: 0.0037147998809814