INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Transmetim live/Gjigandi mediatik Euronews i ka dhënë hapësirë protestës së opozitës[VIDEO]

Publikuar më: 15:03 21-02-2019

Gjigandi mediatik Euronews i ka dhënë një hapësirë të madhe protestës së sotme të opozitës. Përgjatë gjithë kohës është transmetuar live. Ernest Bunguri nga Euronews Albania ka raportuar në lajmet e Euronews dhe ka bërë këtë koment.

“Një nga reformat kryesore siç është Reforma e Drejtësisë ka nevojë për votat e opozitës, por opozita ka vendosur të dalë në rrugë. Ata kanë gjetur një mënyrë unike për të protestuar duke dorëzuar mandatet e tyre parlamentare,” raportoi nga Tirana Ernest Bunguri.

Në një tjetër lidhje direkte Bunguri ka komentuar intervistën e Kreut të demokratëve, Lulzim Basha dhënë për Rai News. E kur nga studio Bunguri u pyet se pse njerëzit janë kaq të nevrikosur ?
U përgjigj:

“Ashtu siç e dëgjuat nga lideri i opozitës, partitë opozitare kanë organizuar në një javë 2 protesta të mëdha. E para ishte pak më e dhunshme e sotmja paqësore dhe këto protesta erdhën pasi opozita thotë që kjo qeveri është e krimit dhe ajo çfarë duan ose kërkojnë është që kryeministri i Shqipërisë të largohet dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme.”

Article Logic
Execution time: 0.0088698863983154