INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotinia e Big Brother, ‘shpërthen’ keq pas anulimit të dasmës se saj me Danjelin: Ju tregoj fajtorin... [FOTO]

Fotinia e Big Brother, ‘shpërthen’ keq pas anulimit të dasmës se saj me Danjelin: Ju tregoj fajtorin... [FOTO]

Publikuar më: 16:01 08-11-2017

Ishin një ndër çiftet më të bukua të BB, Danjeli dhe Fotini, kishin vendosur që në muajin nëntor të kurorëzonin dashurinë e tyre duke bërë një dasmë fantastike.

Po kush e ka fajin vallë për këto planë të prishura? Me siguri që e dini përgjigjen. Për të shuar kureshtjet e të gjithëve Fotini, ka vendosur të bëjë një status dhe të na qartësoi të gjithëve se kush është fajtore e kush jo.

Në statusin e publikuar nga vetë ajo, ka deklaruar se ata si fitues të çmimit të madh nuk i kishin marrë ende paratë nga spektakli dhe kjo ishte arsyeja e cila e kishte detyruar çiftin të shtynte dasmën

Për më shumë lexoni statusin e saj:

Nisur nga postimet në rrjetet sociale duam t’ju bëjmë me dije…Për kënaqësinë tonë, për kënaqësinë e familjarëve tanë që nuk mundën të ishin pjesë si dhe me kënaqësinë e pjesëmarrjes suaj, ne vendosëm të organizonim dasmën tonë të madhe në muajin nëntor. Pavarësisht impenjimit tonë gjatë këtyre tre muajve për planifikimin dhe organizimin e një eventi sic e kemi ëndërruar, ndjejmë detyrimin t’ju njoftojmë sot se e kemi të pamundur.

Sikundër që ne akoma nuk e kemi përfituar vlerën e çmimit të madh të “Big Brother” dhe shpenzimet për këtë organizim të tillë i tejkalojnë mundësitë tona aktuale, me shumë keqardhje, dasmën nuk mund ta zhvillojmë në datën që kishim përcaktuar. Megjithatë kjo nuk na pengon të ëndërrojmë sërish. Ne jemi këtu, dashuria është mes nesh, e kjo mjafton për të rritur familjen tonë të re. Mbase lajme të mira, do të vijnë me ardhjen e luleve të pranverës… Ju duam shumë miq.

auto_Screenshot_131510146541.png

Article Logic
Execution time: 0.0031750202178955