INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja shqiptare zbulon shifrën me të cilën paguhet nga Instagram [FOTO]

Moderatorja shqiptare zbulon shifrën me të cilën paguhet nga Instagram [FOTO]

Publikuar më: 16:06 08-11-2017

Ajo është një emër që përflitet goxha në media.

Dallohet si vajzë pa komplekse dhe ndoshta kjo është njëra nga arsyet që e bën të jetë shpesh në qendër të vëmënjdes. Por kjo është edhe një nga arsyet që i shton asaj ndjekësit në rrjetet e saj sociale. Po flasim për moderatoren Roza Lati e cila në emisionin ku ka qenë e ftuar së fundmi, ka zbuluar edhe një detaj i cili deri dje nuk dihej. E pyetur për rrjetet sociale dhe faktin që është tepër aktive aty, 29 vjeçarja është shprehur se atë e përdor për fitime sepse paguhet për postimet që bën.  “Unë Instagramin tim nuk e përdor vetëm si personal, por edhe  për profesionin edhe për burim fitimesh leku...opps eurosh”, thotë Roza. Më pas ajo ka zbuluar edhe shifrën që paguhet nga ky rrjete social.  “500 euro-600 euro vetëm një postim, mund të ketë edhe pagesë mujore pastaj.  Çdo javë unë bëj postime të ndryshme për diçka të caktuar”, rrëfen  Roza.  

gjhngjhk.png

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666