INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi flet publikisht për dashurinë e jetës: “Ende mbaroj për të..” [FOTO]

Fifi flet publikisht për dashurinë e jetës: “Ende mbaroj për të..” [FOTO]

Publikuar më: 14:27 16-03-2020

Këngëtarja Fifi ka folur për herë të parë duke dhënë disa detaje të vogla mbi jetën e saj private dhe dashurinë. Ajo është pyetur nga fansat nëse ja ka vlejt të vuash kaq shumë për njeriun e zemrës dhe këngëtarja thotë se ja vlejtur dhe ajo mbaron ende për të.

Por kur e kanë pyetur nëse ka të dashur dhe kush është ai, këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë shumë. Edhe pse e ka publikuar pyetjen, përgjigjia ka qenë thjesht një “Ehaaa”.

Ndërsa lidhur me njeriun e zemrës Fifi thotë se vazhdon ende të jetojë pa të, duke na lënë të kuptojmë se bëhet fjalë ndoshta për një dashuri të pamundur, ashtu siç në fakt e ka përmendur edhe në një herë gjatë një interviste.

Këngëtarja është treguar gjithmonë e kujdesshme që të mos bëje publike detaje nga jeta e saj private.

Edhe në ato pak detaje që ka treguar nëpër intervista, nuk e ka zbuluar asnjëherë se kush është njeriu që i ka rrëmbyer zemrën.

dao.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236