INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët luajnë në rrugë, kryebashkiaku vendos të ndalojë trafikun

Fëmijët luajnë në rrugë, kryebashkiaku vendos të ndalojë trafikun

Publikuar më: 14:25 16-07-2019

Është verë dhe gjatë kësaj kohe fëmijët janë më shumë se kurrë të lirë për të shijuar ditët e pushimit.

Ata duan të luajnë e ndonjëherë nuk kanë hapësirat e duhura.

Dhe një vendim shumë interesant ka marrë kryebashkiaku iBergamos Pietro Orru i cili ka vendosur të mbyll trafikun gjatë të gjithë rrugës në mënyrë që fëmijët të jenë të lirë të luajnë së bashku, pa frikën e kalimit të automjeteve.

Makinat nuk do të kalojnë gjatë të gjithë kohës së verës dhe vendimi do të jetë në fuqi nga ora 20 deri në orën 22. Nisma është pjesë e një sërë masash që përfshijnë parking rozë për gratë shtatzëna dhe familjet me fëmijë deri në dy vjeç.

Sipas mediave italiane, kryebashkiaku mori nismën për të ndaluar kalimin e makinave nga kërkesat e disa familjeve

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951