INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Festivali i muzikës lirike, Berati hap dyert për artistët e rinj [VIDEO]

KafeIN/Festivali i muzikës lirike, Berati hap dyert për artistët e rinj [VIDEO]

Publikuar më: 14:15 16-07-2019

Berati do të jetë qyteti që do të presë artistët e muzikës lirike në 3 netët e festivalit multikulturor që do të mbahet në datat 18-20 korrik në ambientet e kalasë së Beratit.
Finalistët e natës së tretë, Adelina Paloja dhe Fatjon Mesiti ishin të ftuar në emisionin “KafeIN”, ku gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri kanë treguar detaje nga festivali.
“Vjet kam qenë artdashës jo pjesëmarrës. Berati e ka pritur mirë dhe është edicioni i 6-të që mbahet në këtë qytet”, tha Fatjoni.
Kurse sopranoja Adelina Paloja e ka vlerësuar publikun si mjaft të ngrohtë.
Artistët thanë se këto aktivitete do të ndikojnë dhe për zhvillimin e turizmit në këtë qytet.
Sipas tyre, mjaft turistë i preferojnë të tilla aktivitete.
Nevoja për aktivitete kulturore të tilla duhet të organizohen dhe në qytete të tjera.
“Si ky aktivitet i Beratit, të tilla mund të organizohen dhe në qytete të tjera”, u shpreh sopranoja Adelina Paloja.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105