INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyshja 82-vjeçare kërcënon mbesën: Do paguaj dy shqiptarë që t’iu vrasin!

Gjyshja 82-vjeçare kërcënon mbesën: Do paguaj dy shqiptarë që t’iu vrasin!

Publikuar më: 15:38 16-07-2019

“Me 500 euro do të dërgoj dy shqiptarë që t’ju vrasin” është ky kërcënimi që gjyshja 82-vjeçare i ka dërguar mbesës së saj. Ngjarja shkruajnë mediat italaine ka ndodhur në Rimini.

Gjyshja e kishte lënë mesazhin kërcënues të shkruar mbi një fletë në super-marketin ku punonte mbesa. Kjo e fundit, pasi ka vërejtur mesazhin kërcënues, e ka paraqitur atë në gjykatë, shkruajnë mediat italiane.

E moshuara 82 vjeçe do të paraqitet tashmë në gjykatë për mesazhin kërcënues.

Ajo akuzonte mbesën dhe të dashurin e saj se i kishin marrë dy apartamente, që dikur kanë qenë në pronësinë e saj.

Gjyshja e akuzonte të dashurin e mbesës si mashtrues. Rasti tashmë ka kaluar në gjykatë dhe po procedohet me të.

itali.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287