INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Juristi Jordan Daci: Zgjedhjet e 30 qershorit qesharake, procesi duhet hetuar [VIDEO]

KafeIN/Juristi Jordan Daci: Zgjedhjet e 30 qershorit qesharake, procesi duhet hetuar [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 16-07-2019

Për avokatin Jordan Daci, procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit ishte qesharak dhe rezultati po ashtu.
Gjatë një interviste në emisionin "KafeIN", Daci ka denoncuar procesin si jolegjitim duke dhënë fakte me dokumente shkresore për parregullsi të procesit.
“Sipas korrespondentës së KQZ me kompaninë që është përzgjedhur me një mënyrë të dyshimtë dhe sa i përket tenderit, fletët e votimit janë porositur dhe shtypur para se KQZ të merrte vendimin. KQZ e ka marrë vendimin në ora 18:00 ndërkohë që gjithë korrespondenca është bërë në ora 14:00.
Këto ishin të vetmet zgjedhje në botë që dihej kush do i fitonte.
Hetimi i prokurorisë do nxjerrë rrugën që ka ndjekur transportimi i fletëve të votimit.
Ne kemi të dhëna informale që automjeti që i ka transportuar është deklaruar bosh dhe në doganën e Kroacisë dhe në doganën e Malit të Zi.
Mund të kenë ardhur dhe me linjë avioni, por nuk ka linjë direkte në atë orë”, tha avokati Daci.
Daci tha se ngërci i krijuar mes qeverisë dhe institucionit të Presidentit për dekretin e Metës për të mbajtur zgjedhje më 13 tetor, mund të zgjidhet juridikisht vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Por sipas juristit, ngritja e saj nuk do të jetë aq e shpejtë sa deklarohet.
"Zgjidhja e menjëhershme dhe e shpejtë e kësaj situate mund të jetë vetëm politike", u shpreh avokat Jordan Daci.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729