INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fallcitet i tërë”/ U largua nga programi pas debateve të ashpëra, Arjan Konomi hedh kunja për ‘’Për’puthen’’

“Fallcitet i tërë”/ U largua nga programi pas debateve të ashpëra, Arjan Konomi hedh kunja për ‘’Për’puthen’’

Publikuar më: 19:33 17-03-2022

Arjan Konomi nuk është më i ulur në karriken e opinionistit të ‘’Për’puthen’’ dhe po zëvendësohet nga Arjon Muça.

Opinionisti i njohur u largua nga programi për herë të parë pas 1 viti e gjysmë dhe kjo erdhi si pasojë e disa debateve të ashpëra që pati me Mikela Pupën dhe sipas produksionit, ai kishte nevojë të merrte pak kohë pushim.

Pasi dje publikoi një imazh ku dukej që është një mesazh drejtuar programit dhe ditëve që ka kaluar aty, sot vendosi të publikoi një video nga “Top Show Magazine” e vitit 2017.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine. Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kënaqte në mbrëmje”, ka shkruar Konomi.

“Kisha nevojë të shkëputesha nga ajo hipokrizia, kotësia, shkëlqimi fallco, fallcitet i tërë”, thotë ndër të jera në videon e shkëputur të para disa viteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279