INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U njohën në serialin turk shumë të ndjekur nga shqiptarët, Kerem konfirmon ndarjen nga Hande dhe ka një kërkesë!

U njohën në serialin turk shumë të ndjekur nga shqiptarët, Kerem konfirmon ndarjen nga Hande dhe ka një kërkesë!

Publikuar më: 18:30 17-03-2022

Prej javësh në media ka qarkulluar lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku, Hande Erçel dhe Kerem Bursin.
Deri më sot dyshja kishte vendosur të mos fliste publikisht për ndarjen, por tashmë është e konfirmuar. Kerem ka konfirmuar ndarjen nëpërmjet menaxherit të tij dhe ka kërkuar nga gazetarët që të respektojnë privatësinë e tij.

“Nuk ka askënd në jetën e Keremit për momentin. Kërkojmë respekt nga shtypi”, tha menaxheri.

Kujtojmë që Hande dhe Kerem ishin shumë të ndjekur me serialin “Dashuria është në ajër”, ku edhe u njohën.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004