Dojna Mema dhe Vlashent Sata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Prezantuesja e njohur është në pritje të ëmbël dhe këtë e ka zbuluar vetë përmes rrjeteve sociale duke zgjedhur pikërisht datën 8 mars, ditën e gruas.
Në një video të veçantë Dojna ka zbuluar se është shtatzënë me një djalë. Moderatorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, ndërsa çajnë tullumbacin nga ku dalin letra blu.
“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jertës sime ku pasi të kem shkelur çdo lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do më thotë: “O ma je më e bukura! E çfarë t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”- shkruan moderatorja.