INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evropa dhe SHBA nën pushtetin e ngricave

Evropa dhe SHBA nën pushtetin e ngricave

Publikuar më: 13:29 05-01-2018

Moti i acartë dhe dëbora vijon të mbajë të mbërthyer Europën dhe SHBA-në.

Nga njëra anë kontinenti i vjetër është goditur nga stuhia Eleanor, ku në Spanjë dhe në Francë janë shënuar 3 viktima, ndërsa shumë udhëtime janë anuluar.

Reshje të dendura bore janë parashikuar në alpe duke shtuar rrezikun e ortekëve. Po ashtu, në shumë zona bregdetare të Francës ekziston frika e përmbytjeve.

Shiu dhe era e fortë që solli me vete stuhia, kanë gjunjëzuar pjesë të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, kanë rrëzuar pemë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi.

Sikurse edhe SHBA është tërësisht e ngrirë, sikurse mediat e përshkruan më ftohtë se në Mars. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën ndërsa shumë shkolla vijonë të qëndrojnë të mbyllura.

Edhe në kontinentin amerikanë shumë qytetarë kanë mbetur pa energji ndërsa janë anuluar me mijëra udhëtime.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377