INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epidemia e gripit ''godet'' Italinë, 650 mijë banorë me probleme, 3 të vdekur në Puglia...

Epidemia e gripit ''godet'' Italinë, 650 mijë banorë me probleme, 3 të vdekur në Puglia...

Publikuar më: 14:25 05-01-2018

Ka pasur një shtim intensiv të rasteve të personave të prekur nga gripi në javët e fundit në Itali.

Duke konfirmuar atë çka ishte vënë re me përhapjen e gripit në periudhën e festave të fundvitit, shifrat për personat e prekur të publikuara nga raporti i publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik janë goxha problematike.

Dy simptomat specifike që kanë prekur italianët janë temperatura e lartë dhe ftohja.

Numri më i lartë i të prekurve është regjistruar ndërmjet festave të “San Cavallo” dhe asaj të Vitit të Ri ku shifrat shkuan në 650 mijë italianë të prekur nga gripi.

Sipas raportit të detajuar të Institutit të Shëndetit Publik, saktësisht ishin 673 mijë persona në total të prekur nga virozat krahasuar me numrin fillestar prej 2 milionë e 168 mijë qytetar italianë të prekur kur kishte nisur të shfaqej epidemia e gripit.

Rastet më problematike janë shfaqur në komunën e Puglias ku janë raportuar 3 viktima si pasojë e patologjive gripale.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408