INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca Haxhia ka një merak të madh për fanset e saj: Mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më... [VIDEO]

Enca Haxhia ka një merak të madh për fanset e saj: Mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më... [VIDEO]

Publikuar më: 13:47 17-07-2019

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të showbizit shqiptar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.

Enca shpesh herë qëndron në kontakt me ndjekësit e saj të cilët e pëlqejnë shumë, por shpesh herë ata edhe e kritikojnë.

Enca Haxhia ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë klipin e saj më të ri.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një shkrim në InstaStory, përmes së cilit u ka lënë një mesazh fanseve të saj femra.

“Goca, mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më të mirë, me çuna që nuk ia vlejnë”- ka shkruar Enca.

ennca.jpg

Vetëm pak minuta më vonë ajo ka postuar një video, duke i kërkuar që mos të përdorin në fotografitë e saj filterin e plakjes që është bërë hit në internet, duke shkaktuar mjaft të qeshura për ndjekësit e saj.

“Më lini ta shijoj 23 vjeçaritetin”- ka shkruar përbri kësaj videoje këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764