INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po tani çfarë? Arbenita e demaskoi dhe e kërcënoi, publikohet një tjetër video e FERO-s me modelen seksi! [VIDEO]

Po tani çfarë? Arbenita e demaskoi dhe e kërcënoi, publikohet një tjetër video e FERO-s me modelen seksi! [VIDEO]

Publikuar më: 13:44 17-07-2019

Çdo ditë e më shumë Arbenita dhe Fero i shprehin dashurinë publikishit njëri-tjetrit duke u bërë kryefjala e media rozë. Para pak ditësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës. (Lexo këtu).

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”, u shpreh Serena e cila siç duket qenka në fanse e reperit. 

Pasi qarkulloi një foto e saj me Feron në rrjetet sociale, foto e cila me siguri ka acaruar Arbenitën, tashmë është publikuar një video nga fansat dhe sigurisht që kjo video nuk i ka shpëtuar asaj pasi e ka postuar në instagramin e saj.

Në video shihet reperi duke qeshur krah modeles seksi dhe mësohet se video është bërë në prapaskenë gjatë një koncerti të fundit të Feros në Shengjin.

Epo ja që Fero sillet mirë me fansat e tij, madje buzëqesh në video.

Fero from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111