INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘8.000.000 nga ato realet’! Enca thumbon hapur kolegët e saj per suksesin e arritur pa blerë klikimet [VIDEO]

‘8.000.000 nga ato realet’! Enca thumbon hapur kolegët e saj per suksesin e arritur pa blerë klikimet [VIDEO]

Publikuar më: 12:43 19-06-2019

Enca është një ndër këngëtaret më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja është shumë aktive në llogarinë e saj të Instagramit ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj për fansat.

Para një muaji ajo publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur të tallavasë Muharrem Ahmeti, “Hajde”.

Së fundmi, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit ajo na ka treguar se kënga është pritur shumë mirë nga publiku duke u menduar se do të jetë një ndër hitet e kësaj vere ku do ta dëgjojmë në çdo vend që do shkojmë.

Këngëtarja na ka treguar se vetëm për pak kohë kënga ka marrë 8 milion klikime dhe është shumë e lumtur për këtë gjë, por nuk ka nguruar aspak dhe ka thumbuar këngëtarët e tjerë te estrades me shkrimin që e ka shoqëruar këtë postim.

“HAJDEEEEE 8.000.000 (nga ato realet) “-ka shkruar Enca, duke treguar se nuk janë të blera siç ndodh rëndom nga këngëtarët dhe njekohësisht duke thumbuar kolegët e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030760765075684