INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ooppss! Pas Encës dhe Capital T, Ronela Hajati thumbon keq kolegët me publikimin e dy këngëve [FOTO]

Ooppss! Pas Encës dhe Capital T, Ronela Hajati thumbon keq kolegët me publikimin e dy këngëve [FOTO]

Publikuar më: 14:33 01-06-2019

Ronela Hajati dhe Don Phenom janë dy këngëtarë mjaft të suksesshëm dhe të preferuar për publikun shqiptar dhe jashtë saj.

Të dy këngëtarët janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku postojnë foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, gjatë së premtes ata kanë bërë diçka të pazakontë, duke sjell dy këngë të reja me klipe brenda një dite, duke i befasuar dhe surprizuar të gjithë.

Njëra këngë mban titullin “Dilema”, ndërsa kënga tjetër titullohet “Çohu”.

Kënga e parë është punuar nga CekicBeatz në studion “Volt Media”, tekstin e kanë shkruar Ronela me Don Phenomin, gjersa për klipin është kujdesur produksioni Opus Cinema.

Ndërkohë, “Çohu” është punuar në studion “Tull Production”, ndërsa vijën melodike e ka realizuar vetë Ronela.

Me sa duket, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Ronela ka shkruar duke thumbuar disa këngëtarë:

“Dy janë më mirë se një”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041818618774414