INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është fatlumi? Në dasmën e saj ENCA do të bëjë atë që shumë pak nuse do guxonin! [FOTO]

Kush është fatlumi? Në dasmën e saj ENCA do të bëjë atë që shumë pak nuse do guxonin! [FOTO]

Publikuar më: 10:38 02-06-2019

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të shoëbizit shqiptar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale. Mirëpo për jetën sentimentale nuk është komentuar shumë sepse nuk ka lënë shumë “gjurmë”.

Por në një intervistë të fundit ajo foli për fustanet që ka menduar të veshë në dasmën e saj dhe do të jenë 3 të tillë

“Pse ju duket kaq e pabesueshme që unë të jem nuse. Unë madje mezi po pres. Do të bëhem nuse një ditë”, u shpreh këngëtarja për Jo vetëm modë.

Ajo më pas tha se ka menduar që fustani i parë të jetë madheshtor dhe do ta veshë me atlete.

“I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf.”, u shpreh Enca, por ne të gjithë duam të dimë se kush do jetë ose është fatlumi.

Po ju do goxuni të vishni atlete dhe jumpsuit pas trupit në dasmën tuaj?

enca.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982