INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Pupa frymëzohet nga Vatikani, ''Sikur paratë e biletave t’ua jepnim të varfërve''

Elvis Pupa frymëzohet nga Vatikani, ''Sikur paratë e biletave t’ua jepnim të varfërve''

Publikuar më: 16:51 05-02-2018

Padyshim Elvis Pupa është një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptarë, humori që e karakterizon ka arritur t’i bëjë për vetë të gjithë ata që e kanë parë të paktën një herë.

Shpesh herë Pupa, eksperiencat e tij, preferon t’i ndaje edhe me ndjekësit e tij në rrjete sociale, si ndjesitë apo eksperiencat  që kalon nëpër vende të ndryshme.

Pas vizitës në Vatikan, aktori ka dashur të shprehë “revoltën” e tij në Instagram, edhe pse në mënyrën e tij.

Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një foto nga Vatikani, në të cilën shkruante se nëse Vatikani do ua dhuronte paratë e fituara nga biletat njerëzve të varfër, do të kishte më pak të tillë në botë.

Duke qenë se biletat për t’u futur në Vatikan janë të kushtueshme, aktori ka menduar se ato para mund të shkonin për njerëzit e varfër dhe do t’i ndihmonin shumë ata.

Ai e ka fshirë sërish këtë postim dhe duket se ka qenë një revoltim momenti, të cilin e ka kaluar më pas.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666