INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorët e njohur të ‘Portokallisë’ rrëfejnë flirtimet e tyre të para [VIDEO]

Aktorët e njohur të ‘Portokallisë’ rrëfejnë flirtimet e tyre të para [VIDEO]

Publikuar më: 17:12 05-02-2018

Ata janë dy ndër personazhet veteranë të ‘Portokalli’.

Në rolet e Vinit dhe Silvës, Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj, çift në realitet, gjatë intervistës së dhënë në ‘Mos i fol shoferit’, kanë treguar historinë e tyre të dashurisë. Ata rrëfejnë se gjithçka nisi në ambientet e punës.

 “E kam lënë të rrjedhë vetë, në cdo dyshe që kemi marrë, është detyruar të rrinim në kontakt me njëri-tjetrin.Të detyron puna. Ajo ishte puna e vetme që kishim në atë kohë dhe në institucion shkonim të pinim ndonjë kafe, jo vetëm gjatë orarit të punës.Dhe duke punuar, hidh një batutë pak më tepër, të lidh një derë e hapur”, është shprehur Vini.

‘ Kishte një kimi që të dy ne nuk e pranonim me gojë sepse ishte shumë e rrezikshme që i bie se nëqoftëse unë ndjeja dicka nuk mund ta thoja pa qenë 100% e bindur nga ana tjetër sepse s’kishte më shoqëri.Është raport i vështirë përderisa njihesh prej vitesh. E njëjta gjë ishte dhe nga ana e Vinit derisa na e bënë të qartë të tjerët që dëgjo se ju duheni, kishte kunja. Kishte dhe supozime të gazetarëve e meqë thonin ashtu, thamë hajt po e provojmë njëherë’, tha Ola duke na zbuluar kështu detaje mjaft inetresante rreth marrëdhënies së tyre të gjatë. 

etertyr.png

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668