INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana apo Arilena? Jonida Maliqi reagon pas polemikave të Festivalit të RTSH: Fansat e Elvanës…[FOTO]

Elvana apo Arilena? Jonida Maliqi reagon pas polemikave të Festivalit të RTSH: Fansat e Elvanës…[FOTO]

Publikuar më: 16:08 02-01-2020

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rreze Dielli” ku ka folur jo vetëm për jetën private, por edhe për atë profesionale. Lidhur me debatet dhe polemikat e krijuara pas Festivalit të Këngës, Jondida ka thënë se në momentin që ajo si fituese e vitit të kaluar i ka dhënë trofeun Arilenës të gjithë fansat e Elvana Gjatës i janë kthyer kundër.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Report Tv’ këngëtarja ka thënë: Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun. Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: ‘Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent’. Jam e lutmur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor. Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës.Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin.

Më 22 dhjetor u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Pas festivalit nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

reze.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0078690052032471