INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lidhjes, Rina dhe Sin Boy tregojnë planet e dasmës! Ja kë duan ata si këngëtar! [VIDEO]

Pas lidhjes, Rina dhe Sin Boy tregojnë planet e dasmës! Ja kë duan ata si këngëtar! [VIDEO]

Publikuar më: 16:04 02-01-2020

Reperja Rina Balaj është në një lidhje dashurie me reperin e njohur SinBoy, me të cilin që pas rikthimit në rrjete sociale ka publikuar fotografi duke mos e mbajtur të fshehtë.

Dyshja kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë prezantuar familjet me njëra-tjetrën. Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ato kanë zbuluar se po mendojnë të martohen pasi shikojnë te njëri-tjetrin personin ideal për të kaluar jetën.

Të pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa për planet e dasmës, Sin Boy ka treguar se mendon të martohen brenda këtij viti. Ndërkohë Rina ka treguar se është shumë gati të hedhë këtë hap në jetën e saj. “Normalisht, tani martohem…a martohesh me mua?”, i është drejtuar ajo reperit. Ky i fundit është shprehur se pa Muharrem Ahmetin që iu këndon në dasmë jo. “Per kokën e plakës, Muharrem Ahmetin kam për të marrë”, tha ai dhe Rina është pajtuar me mendimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999