INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse policia nuk u dha leje, emigrantët, banorët e Astirit protestojnë para Kryeministrisë

Edhe pse policia nuk u dha leje, emigrantët, banorët e Astirit protestojnë para Kryeministrisë

Publikuar më: 18:28 28-12-2018

Sikurse kishin paralajmëruar edhe pse nuk morën leje nga policia emigrantët shqiptarë kanë dalë të protestojnë para Kryeministrisë. Emigrantët përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Atyre iu bashkuan edhe banorët e Astirit. Ata s bllokuan disa minuta rrugën dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrsë. 

“ Zoti Kryeministër, ne jemi këtu. Ju thatë që nuk do ketë protestë. Ne jemi këtu. Jemi këtu për studentët, për banorët e Astirit, për minatorët, për naftëtarët, për pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet e shtypur këtu”, tha një emigrant.

Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”. Protestës iu janë bashkuar edhe disa studentë.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551