INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frenimi emigrantëve/Trump dërgon ushtrinë në kufi

Frenimi emigrantëve/Trump dërgon ushtrinë në kufi

Publikuar më: 18:01 22-11-2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar rreth 8 mijë trupa të ushtrisë dhe gardës së shteteve të bashkuara në kufirin jugor me Meksikën me qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi presidenti e ka përshkruar karvanin e emigrantëve, të cilët duan të hyjnë në SHBA si pushtues.

Shtëpia e Bardhë më herët ka autorizuar që trupat e vendosura në kufirin me Meksikën të përdorin edhe forcë ndaj emigrantëve në rast se nevojitet.

Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka garantuar se ushtarakët e vendosur përgjatë kufirit do të jenë të paarmatosur dhe se nuk kanë të drejtën për të arrestuar refugjatët.

“Ata nuk kanë armë në duart e tyre”, tha Mattis.
Sekretari shtoi se ushtria në kufirin meksikan do të ndihmojë mbrojtjen e zyrtarëve të kufirit nga kërcënimet e mundshme. Një karvan prej gati 3000 emigrantësh nga Amerika Qendrore ka arritur në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana.

Article Logic
Execution time: 0.0032429695129395